
Një aksident tragjik me dy të vdekur ka ndodhur sot pasdite në Shirokë të Suharekës.
Mësohet se mosha e dy viktimave është njëri 20 vjeçar dhe tjetri 31. Gazeta Sinjali mëson se 20 vjeçari është Petrit Gashi nga Prizreni, ndërsa viktima tjetër është Besnik Haliti po nga i njëjti qytet.
Raportohet se shoferi i veturës e ka marrë ndihmën mjekësore në Spitalin e Prizrenit.
I njëjti është ndaluar për 48 orë për shkak të aksidentit në të cilin u përfshi.
Për rastin ka folur edhe Vesel Gashi nga policia e Prizrenit.