Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti bisedë telefonike me Scholz, pret përkrahjen e Gjermanisë për KiE

Gazeta10
29 April 2024 - 13:25

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, në të cilën ai thotë se shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën.

Gjithashtu, ai përmes një shkrimi në “X” është shprehur që shpreson që Gjermania do ta mbështesë kandidaturën e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës.

“Në një telefonatë me kancelarin gjerman, Olaf Scholz i shpreha mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Kosovën dhe nënvizova shpresën se Gjermania do ta mbështesë kandidaturën tonë për anëtarësim në KiE në përputhje me rekomandimet e PACE. Gjithashtu rikonfirmova angazhimin tonë për zbatimin e plotë të Marrëveshjes Bazë”, shkroi tutje Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.