Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot i jepet lamtumira e fundit njërit prej dy të rinjve që vdiqën tragjikisht në aksidentin në Shirokë

Gazeta10
29 April 2024 - 16:04

Një aksident i rëndë trafiku ka noddhur të dielën në Shirokë të Suharekës.

Dy të rinj u aksidentuan me një veturë dhe fatkeqësisht humbën jetën.

Një person tashmë është ndaluar, teksa kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Lajmi për vdekjen e Besnik Alitit (24-vjeçar) dhe Petrit Gashit (19-vjeçar) ka tronditur familjen e miqtë e tyre, të cilët përmes rrjeteve sociale kanë njoftuar për dhimbjen e madhe që po përjetojnë.

Familja e Alitit ka njoftuar se 24-vjeçari do të varroset sot, në orën 18:30, në varrezat e qytetit në Prizren.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.