Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Zemaj i LDK-së flet për ftesën e Prokurorisë për zv/ministrin Hyseni: Ky është veç fillimi…

Gazeta10
30 April 2024 - 18:19

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale për tenderin e rrugës Prishtinë-Podujevë.

Deputeti I LDK-së, Armend Zemaj duke folur për këtë ftesë të Prokurorisë ndaj zv/ministrit Durmishi, ka paralajmëruar se ky do të jetë vetëm fillimi.

Zemaj në emisionin “Raport” me Naim Sadikun në Kanal10, ka thënë se ka fakte të korrupsionit nga kjo Qeveri.

Ai ka paralajmëruar se ky është veç fillimi nga Prokuroria

“Ky është fillimi sepse ne kemi informacione që mendojë se deklaratat publike gjithmonë duhet të trajtohen, sidomos edhe ato që janë thënë në institucionin më të artë legjislativ siç është Kuvendi I Kosovës…”, ka thënë Zemaj.

Ai ka thënë se me kaq nuk do ta lënë pasi që ka paralajmëruar se do të kërkojnë qasje në dokumentet publike përmes Komisioneve Hetimore. /GAZETA10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.