
Deputeti I LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se nevoja për zgjedhje në Kosovë ka lind qysh nga viti i kaluar.
Zemaj në emisionin “Raport” me Naim Sadikun në Kanal10, ka thënë se zgjedhjet do të duheshin të mbaheshin në kohën kur Qeveria rëndoi raporte me ndërkombëtarët,
“Nevoja për me shkuar në zgjedhje ka qenë vitin e kaluar, kur qeveria ka tendosur raportet me partnerët ndërkombëtarë. Nevoja për me shkuar në zgjedhje ka qenë kur dialogu ka marrë rrugën e mbrapsht të saj edhe kur nuk është dashur të shkohet te marrëveshja e Ohrit. Mendojë që do të jetë e dëmshme për vite e vite dhe pasojat e saj do të shihen në vazhdimësi, zgjedhjet do të duheshin të mbaheshin pa këto veprime e pa këto skandale”, ka thënë Zemaj.
Zemaj ka thënë se synojnë që në zgjedhje të dalin të parët pasi që sipas tij, LDK e nuk e udhëheq Kosovën në pozicionin e të dytit. /GAZETA10/