Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Një burrë tenton ta vjedhë arkivolin e Mbretëreshës Elisabeth

Gazeta10
17 September 2022 - 8:13


Policia ka arrestuar një burrë që tentoi të rrëmbejë arkivolin e Mbretëreshës, raporton Gazeta10.

Oficerët e ulën burrin përtokë gjatë incidentit, i cili ndodhi rreth orës 22:00 në Westminster Hall të premten.

Ai shtyu me forcë njerëzit që ishin në rradhë për të kryer homazhet dhe kur arriti atje u përpoq të ngrinte arkivolin e Mbretëreshës.

Pamjet para dhe pas incidentit tregojnë se standardi mbretëror, flamuri zyrtar i sovranit, është zhvendosur.

Qindra mijëra persona mendohet se kanë kaluar nëpër sallë në dy ditët e fundit, pavarësisht nga radhët që zgjasin deri në 24 orë.

Ata mbetën dukshëm të shokuar gjatë incidentit të së premtes mbrëma, që ndodhi vetëm disa orë pasi Mbreti Charles dhe familja e tij mbajtën një vigjilje për nder të Mbretëreshës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.