
Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës dhe një tjetër e KFOR-it amerikan janë sulmuar me shishe xhami teksa po patrullonin sot në orët e hershme të mëngjesit në rrugën e fshatit Miokovicë të Leposaviqit.
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Arben Dabishevci ka thënë në emisionin ‘Raport’ në Kanal10 se Serbia nuk e ka ndërmend që të ndalet në destabilizimin e Kosovës.
Sipas tij, tensionet nga ana e Serbisë janë rritur në kohën kur Kosova prite të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.
‘Serbia as nuk tenton të ndalet që t’a destabilizojë Kosovën’ ka thënë Dabishevci. /Gazeta10/
Deklaratën e tij rreth këtyre e gjeni me poshtë: