Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Sonte mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve, Real Madrid dhe Bayern Munich luftojnë për finalen e madhe

Gazeta10
08 May 2024 - 12:57

Sot (e mërkurë) është në orar për t’u zhvilluar ndeshja kthyese e fazës gjysmëfinale, ku Real Madridi dhe Bayern Munichu luftojnë për një vend në finale.

Real Madridi është nikoqir i Bayern Munichut në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 21:00.

Ekipi i Carlo Ancelottit synon fitoren dhe një vend në finale, pasi mori rezultat pozitiv, barazim në Mynih.

Në anën tjetër, ekipi i Thomas Tuchelit gjithashtu luan vetëm për fitore pasi dëshiron të rikthehet në finale pas katër vitesh.

Finalisti i sotëm do t’i bashkohet Borussia Dortmundit në finalen e 2 qershorit, pasi gjermanët eliminuan Paris-Saint-Germain.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.