
Në Maqedoninë e Veriut sot janë duke u mbajtur zgjedhjet parlamentare dhe ato presidenciale.
Politologu Nexhemdin Spahiu ka folur për rëndësinë e këtyre zgjedhjeve, raporton gazeta10.
Sipas tij, Serbia ka fituar teren në Maqedoninë e Veriut nga politika e gabuar bullgare.
Në emisionin ‘Raporti Special’ në Kanal10, Spahiu ka thënë se fituese e këtyre zgjedhjeve do të jetë pa asnjë dyshim VMRO, e cila pritet të formojë qeverinë e re.
“Serbia arriti ta marrë VMRO-n nga brenda dhe tashmë kanë investuar fuqishëm në VMRO dhe këtë mund ta shohim nga retorika e saj. Arsyeja pse Serbia ka fituar teren në Maqedoni është për shkak të politikës jashtëzakonisht të gabuar bullgare”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/
Detajet i gjeni me poshtë: