Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Manifesta Biennial fton qytetarët për përmbylljen e Javës së Dashurisë

Gazeta10
17 September 2022 - 16:46

Manifesta Biennial ka ftuar qytetarët për përmbylljen e Javës së Dashurisë, raporton Gazeta10.

Këto festime do të fillojnë në orën 19:00.

Po ashtu Manifesta sot ka mbajtur edhe regjistrimet për Qendrën për Praktikë Rrëfyese.

Nga ora 17.00 Manifesta Biennial do të ketë aktivitetet të tjera.

Këtu keni statusin e plotë:

“E diela është veç për radio!

Ju ftojmë të na bashkoheni për një ditë fantastike për të festuar lançimin e programit të Radio Otherëise dhe fundin e Javës së Dashurisë!

Ejani në Qendrën për Praktikë Rrëfyese dhe ndani rrëfimin tuaj në studion e podkastit. Regjistrimet do të mbahen prej orës 12.00 – 16.00 me “Rrëfime nga Qyteti, Rrëfime nga Deti” e ne duam të dëgjojmë të gjitha tregimet tuaja të së kaluarës e së tashmes.

Në orën 17.00 Vjollca Belegu – Caka, Feti Fazliu dhe Fehmi Bojniku ( Shoqata e Amatorëve të Radios së Kosovës) do të shfaqë rëndësinë që ka patur amatoria së radios në Kosovë në vitet ‘80-të dhe se si është përdorur për raste urgjente apo krijuese. Ky do të jetë një event interaktiv ndërsa ata do të na tregojnë se si të lidhemi me frekuencat me objekte të rëndomta.

Prej orës 19.00 festimet vijojnë me mbrëmjen e Javës së Dashurisë, ndaj ju ftojmë të na bashkoheni mes gëzimit dhe dashurisë!

Photo © Manifesta 14 Prishtina / Fikret Ahmeti”, thuhet në njoftimin e tyre. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.