
Në emisionin “Raport me Naim Sadikun”, të ftuar ishin Tahir Lushtaku dhe Lorik Gashi, redaktor i sportit në Kanal10.
Duke trajtuar vendimin e FSHF-së për kandidimin së bashku me Serbinë për kampionatin evropian të vitit 2027, në grupmoshat U21.
Lushtaku tha se ky vendim i FSHF-së qe i gabuar dhe i ngutshëm.
“Unë mendoj që nuk është dashtë fare të mirret në konsideratë të ofrohet kandidimi me Serbinë për këtë kampionat. Është veprim i ngutshëm. Kjo për arsye se Serbia historikisht ka qenë kundër shqiptarëve, ka bërë gjenocid në Kosovë, dhe edhe pas luftës ka penguar çdo sportist që të garojë në shumë sporte” – tha Lushtaku.
Federata Shqiptare e Futbollit ka dërguar ofertë zyrtare për të siguruar të drejtat e organizimit të “EURO 2027” U21, së bashku me Serbinë.