Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spahiu: Tifozëritë që janë kundër Kosovës, duhet të arrestohen

Gazeta10
12 May 2024 - 23:22

Emisioni “Kampionët” vjen edhe këtë të diel, duke trajtuar tema të ndryshme, që kanë të bëjnë sportin në përgjithësi në Kosovë e Shqipëri.

I ndarë në dy pjesë, emisioni “Kampionët” i kësaj të diele, fillimisht merret me temën kryesore të javës, vendimin e FSHF-së për të organizuar një kampionat evropian së bashku me Serbinë.

Të ftuar në studio, për të dhënë mendimet e tyre rreth kësaj teme janë Blendi Memaj dhe Nexhmedin Spahiu, derisa në lidhje direkte ishte edhe Enriko Gabaj, gazetar i sportit në “Euroneës Albania”.

Nexhmedin Spahiu bën një apel për një grup të shoqërisë kosovare.

“Ato tifozëri që janë kundër Kosovës, kundër kombëtareve tona në çdo sport, ato tifozëri duhet të arrestohen menjëherë” – tha ai. /Gazeta10/

Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.