Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vrasja në ‘Bon Vivant’ – ‘Italianit’ i vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj

Gazeta10
13 May 2024 - 17:38

Anti Pajazitit, të dyshuarit kryesor për vrasjen e Kastriot Ramadanit në lokalin “Bon Vivant” i është vazhduar masa e paraburgimit edhe për 2 muaj të tjerë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës së Prishtinës, Mirlinda Gashi.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurit A. P.,  Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda më datë 03.05.2024  ka marrë Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore Prishtinë, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurit A. P, i është vazhduar në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj”, tha Gashi.

Pajaziti është duke qëndruar nën masën e paraburgimit që nëntë muaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.