Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nis darka e punës mes Kurtit dhe Krasniqit

Gazeta10
13 May 2024 - 18:53

Ka nisur takimi mes kryeministrit të vendit, Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mbërritur i pari në objektin e Qeverisë, ndërsa më pas ka arritur  kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë.

Krasniqi është i vetmi prej liderëve të partive opozitare që pranoi ftesën për darkë me kryeministrin Albin Kurti, i cili ftoi të tre krerët e partive opozitare në një takim “për të shqyrtuar mundësitë e reja rreth përmbushjes së agjendës së mbetur legislative për sesionin pranveror”, siç thuhet në ftesë.

Pjesë e takimit janë edhe deputetja, Mimoza Kusari Lila si dhe deputeti nga radhët e PDK-së, Abelard Tahiri.

Kurti ka bërë të ditur se në këtë takim synohet të diskutohet agjenda legjislative, ndërsa përfaqësuesi i PDK-së, Krasniqi, ka përmendur se do të diskutohet edhe caktimi i datës së zgjedhjeve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.