Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

LDK e AAK refuzuan Kurtin/ Gashi: Veprim jo i mençur!

Gazeta10
13 May 2024 - 21:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka ftuar për darkë pune liderët e partive opozitare në Kosovë.

Kësaj ftese i është përgjigjur vetëm kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Në këtë takim pritet të diskutohet për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe shkuarjen në zgjedhje të parakohshme, raporton gazeta10.

Analisti politik, Blerim Gashi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka kritikuar Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinaj për refuzim të ftesës së bërë nga kryeministri.

Sipas tij, një veprim i tillë është jo i mençur.

“Moshshkaurjen të LDK-së dhe AAK-së e shoh si veprim jo të mençur  për arsye se sado që të jetë lufta politike e brendshme ëshë e paarsyeshme dhe aspak e dobishme të  mos i përgjigjet ftesës së kryeministrit të vendit cilido qoftë ai”, ka thënë Gashi.  /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.