Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulm me armë zjarri në Krakov të Polonisë, të paktën 5 të vrarë

Gazeta10
07 November 2026 - 16:42

Të paktën pesë persona janë vrarë nga një sulm me armë zjarri pranë sheshit kryesor të tregut në Krakov, në jug të Polonisë, ka bërë të ditur policia.

Policia njoftoi se i dyshuari për të shtënat është arrestuar në përpjekje për t’u arratisur.

Kryeministri polak, Donald Tusk, ka shkruar në platformën X se policia është duke hetuar rastin dhe se ai po informohet nga Ministria e Brendshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.