Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Katër plumba në drejtim të Kryeministrit sllovak, njëri e qëlloi në bark– ka rrezik për jetë

Gazeta10
15 May 2024 - 16:33

Kryeministri i Sllovakisë Robert Fico është plagosur të mërkurën nga një person i cili shkrepi katër plumba në drejtim të tij, afër Shtëpisë së Kulturës në Qytetin Handlova të Sllovakisë

Njëri nga plumbat ka qëlluar në bark liderin sllovak, i cili aktualisht ndodhet në sallën e operacionit. Bëhet e ditur se në momentin kur është dërguar për operim ai ka qenë me vetëdije të plotë.

Qeverisë sllovake në një njoftim për media se Fico është në rrezik për jetë si pasojë e plagëve.

Sipas njoftimeve, Fico është dërguar në një spital të Banská Bystrica pasi trasnportimi në Bratisllavë do të merrte kohë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.