Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi me ambasadorin italian diskuton për zgjedhjet e parakohshme

Gazeta10
16 May 2024 - 17:41

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka pritur ambasadorin italian në Kosovë, Antonello De Riu.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Krasniqi ka deklaruar se me ambasadorin italian ka biseduar për kërkesën për zgjedhjet e parakohshme.

“Zhvillimet politike, qëndrimet dhe vizioni i PDK-së në raport me to, si dhe kërkesa jonë për zgjedhje të parakohshme – ishin tema të diskutimit tonë të përbashkët.  Qytetarët dhe shteti i Kosovës kanë nevojë të shpejtë për zhvillim, përparim dhe integrim”, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi, ka bërë të ditur se sot ka pritur në zyrën e Grupit Parlamentar të PDK-së, ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Krasniqi tha se me ambasadorin  Hovenier, kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, konkretisht për kërkesën e PDK-së për zgjedhje të parakohshme në vend.

“Ambasadorin Hovenier e njoftova me qëndrimet e PDK-së rreth këtyre zhvillimeve dhe me arsyet e kërkesës tonë për zgjedhje të parakohshme. Ne besojmë se vendi është në stagnim të plotë dhe ata që po e pësojnë më së shumti janë qytetarët tanë”, ka shkruar Krasniqi.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.