Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kurti pas takimit me ministren nga Katari: Do të ketë bashkëpunim sidomos në rrafshin ekonomik

Gazeta10
20 May 2024 - 17:35

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka pritur në takim ministren për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad.

Kurti në Facebook ka shkruar se do të ketë bashkëpunim me shtetin e Katarit në shumë sfera duke theksuar “ato në rrafshin ekonomik si dhe digjitalizimin e sistemit social dhe pasurimin e listës së shërbimeve elektronike për qytetarë.”.

Njoftimi i plotë:

Miqësia me shtetin e Katarit vijon të forcohet, e sferat e bashkëpunimit të zgjerohen.

Teksa mirëpritëm ministren për Zhvillim Social dhe Familje, Maryam bint Ali bin Nasser Al-Misnad, në qendër të diskutimit ishte raporti bilateral, rritja ekonomike në vend, mirëqenia sociale e qytetarëve e ku me këtë rast u theksua pilotimi i reformës së skemës së asistencës sociale e cila filloi fundjavën e kaluar, rëndësia e gjithëpërfshirjes dhe fuqizimi i grave si forcë shtytëse e zhvillimit të shoqërisë.

Në mesin e nismave me potencial të bashkëpunimit, veçuam ato në rrafshin ekonomik si dhe digjitalizimin e sistemit social dhe pasurimin e listës së shërbimeve elektronike për qytetarë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
12 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.