
Alexander Sorloth dhe Artem Dovbyk, njëri norvegjez dhe tjetri ukrainase, 28 dhe 26 vjeç, nga Villarreali dhe Girona. Golashënuesit më të mirë në La Ligas me 23 dhe 21 gola janë objektivat e Atléticos për të përforcuar një sulm që duhet të ndryshojë totalisht.
Largimet e Memphi Depays dhe Moratas këtë verë i detyrojnë drejtuesit e “Los Colchoneros” të nënshkruajnë me një numër 9. Të zgjedhurit janë në La Liga, diçka kyçe për të lehtësuar përshtatjen e tyre në klubin madrilen.
Të dy po mbyllin një fushatë të shkëlqyer, kryesojnë tabelën e “Pichichit” përpara lojtarëve më të njohur si Lewandowski, Vinicius apo vetë Griezmann, i cili e ka konfirmuar vazhdimësinë nën drejtimin e Simeones.
Në rastin e Sorloth, emri i tij është aktual për shkak të katër golave që shënoi kundër Madridit, por ai është një njohës i vjetër nga LaLiga, ku më herët ka dhënë kontribut edh për Real Sociedadit. Në moshën 28-vjeçare, pelegrinazhi nëpër skuadra të ndryshme e ka çuar atë të luajë për Leipzigun, Crystal Palace, Trabzonsporin dhe Ghentin.