
‘A po i vjen fundit Qeverisë Kurti’ ka qenë temë debati në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Kjo temë ka nxiture debat të ashpër mes panelistëve në studio, ndërsa tonët janë ngritur kur është përmendur dështimi i Kosovës për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
Halil Matoshi është shprehur i habitur me deklaratat e Blerim Gashit rreth dështimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, raporton gazeta10.
Sipas Matoshit është e çuditshme që me kaq lehtësi të mbrohet dështimi me i madh historik të Kosovës që e ka pas në arenën ndërkombëtare.
Me këtë vlerësim nuk është pajtuar analisti Blerim Gashi, i cili ka vazhduar të mbrojë qëndrimet e Qeverisë së Kosovës karshi trysnisë së bashkësisë ndërkombëtare për implementimin e marrëveshjeve të arritura me Serbinë.
Në debat është përfshirë edhe gazetari Çollaku i cili ka replikuar me tonë të lartë me Matoshin dhe Gashin. /Gazeta10/
Debatin Matoshi, Çollaku dhe Gashi e gjeni me poshtë: