Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

FFK vendos gjyqtarët e finales së Kupës së Kosovës, Genc Nuza ndan drejtësinë

Gazeta10
21 May 2024 - 13:00

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) apo më saktë Komisioni i Gjyqtarëve ka vendosur për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në finalen e Kupës së Kosovës mes Ballkanit dhe Prishtinës.

Nesër (e mërkurë) zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës, ndërmjet Ballkanit dhe Prishtinës.

Kjo ndeshje është caktuar të luhet në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, me fillim nga ora 15:00.

Komisioni i Gjyqtarëve ka vendosur për gjyqtarët që do ta ndajnë drejtësinë në këtë finale, me Genc Nuzën që është caktuar gjyqtar kryesor.

Asistentë apo gjyqtarët anësor të kësaj finale janë caktuar Granit Hyseni dhe Arbnor Bullatofci, derisa gjyqtar i katërt do të jetë Ilir Mehmeti.

Në VAR, gjyqtar do të jetë Alban Shala, kurse në AVAR, Besnik Morina.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.