Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbyllja e NKEC, reagon Hoti: Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot

Gazeta10
21 May 2024 - 13:52

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar pasi Qeveria Kurti ka marrë vendim për shuarjen e ndërmarrjes publike “Ndërmarrje e Re Energjetike e Kosovës”(NKEC).

Ai e ka kritikuar Qeverinë Kurti për vonesë në mbylljen e kësaj ndërmarrje.

Në profilin e tij në “Facebook”, Hoti ka shkruar se kjo ndërmarrje është dashur të mbyllet me herët.

“Shkaqet për ekzistencën e kësaj ndërmarrjeje publike kanë pushuar që nga koha kur është ndërprerë projekti i termocentralit “Kosova C”. Ju keni përgjegjësi për mijëra euro të shpenzuara kot. Auditori ju ka rekomanduar para shumë kohe ta shuani. Ju ra ndërmend pas ballafaqimit që kishim në Kuvend. Fatkeqësisht, ky është vetëm njëri nga shumë rastet e abuzimit me paranë publike”, ka shkruar Hoti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.