Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Agjenti i Sesko paralajmëron Milanin: Nëse e doni, paguani para Europianit

Gazeta10
21 May 2024 - 23:15

Benjamin Sesko është i preferuari i Milanit për t’i besuar udhëheqjen e repartit të sulmit, megjithatë koha nuk pret dhe kuqezinjtë duhet të nxitojnë për të transferuar në Milano sulmuesin 21-vjeçar.

Ultimatumi vjen nga vetë agjenti i sulmuesit slloven, i cili ka deklaruar se e ardhmja e Seskos do të vendoset para Europianit, në mënyrë që 21-vjeçari të mund të përqendrohet më pas në Gjermani.

“Ka disa oferta për Seskon dhe mendoj se e ardhmja e tij do të vendoset shumë shpejt. Ai dëshiron ta qartësojë të ardhmen, në mënyrë që më pas të përqendrohet të Europiani dhe unë si agjent i tij kam detyrën t’ia mundësoj këtë gjë”, u shpreh agjenti i Seskos.

Sulmuesi 21-vjeçar i Leipzig ka një klauzolë prishjeje të kontratës prej 65 milionë eurosh, megjithatë marrëveshja mund të arrihet për një shifër prej jo më shumë se 50 milionësh.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.