Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tahiri i PDK-së: Vetëm ushqimi e dallonte darkën me Kurtin dhe punën që zakonisht e bëjmë në Kuvend

Gazeta10
23 May 2024 - 20:12

Dy orë do të zgjaste takimi mes dy kundërshtarëve politikë, Albin Kurtit e Memli Krasniqit në darkën e famshme në mes të majit.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri në emisionin “Frontal” e ka quajtur tërë atë darkë si takim pune dhe asgjë tjetër.

“Çka ka dallu prej Kuvendit të Kosovës apo Zyrës së Kryeministrisë ka qenë ushqimi që ka qenë gjatë asaj kohe. Kemi diskutuar edhe për Këshillin e Evropë. Takimi zgjati shumë se z. Krasniqi e ka bërë një arsyetim shumë të qëndrueshëm se pse Kosova duhet të shkoj në zgjedhje. Tashmë edhe vetë kryeministri Kurti e kjo mazhorancë po u duhet një rrugë për tërhekje, nuk duhet të lejojmë që Kosova të marr akoma më shumë goditje nga Bashkimi Evropian. Zgjedhjet e parakohshme janë për me nxjerr Kosovën nga një pozicion shumë i vështirë në të cilin ndodhet”, është shprehur Tahiri.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.