Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kolonat e mërgimtarëve, Konjufca telefonon homologun kroat për zgjidhje

Gazeta10
03 August 2026 - 18:04

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij kroat, Gordan Grlić Radman, lidhur me pritjet e gjata në pikat kufitare të Kroacisë, me të cilat po përballen qytetarët e Kosovës dhe bashkatdhetarët nga diaspora.

Konjufca ka bërë të ditur se gjatë bisedës ka shprehur shqetësimin për vështirësitë që këto pritje po shkaktojnë, veçanërisht gjatë sezonit veror kur fluksi i udhëtarëve është rritur.

Sipas tij, ministri kroat e ka njoftuar se do ta trajtojë këtë çështje me autoritetet kompetente, me qëllim shqyrtimin e mundësive për lehtësimin e qarkullimit dhe zvogëlimin e kohës së pritjes në kufi.

Konjufca ka theksuar se vonesat janë ndikuar edhe nga fluksi i lartë i udhëtarëve, si dhe nga masat e shtuara të sigurisë dhe kontrollet më të rrepta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian.

Ai ka falënderuar homologun kroat për mirëkuptimin dhe gatishmërinë për bashkëpunim, duke bërë të ditur se institucionet e Kosovës do të vazhdojnë komunikimin me autoritetet kroate për të ndjekur situatën dhe për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.