
Asambleja Parlamentare e NATO-s ka miratuar sot rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar.
Për këtë temë është diskutuar edhe në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10.
Politologu Nexhmedin Spahiu mendon se pranimi final i Kosovës në NATO nuk mund të bëhet pa njohjen nga katër shtetet që janë pjesë e këtij institucioni.
“Pa njohjen e Spanjës, Greqisë, Rumanisë e Sllovakisë, nuk mund të shpresojmë në anëtarësim të plotë në NATO”, ka thënë Spahiu, raporton gazeta10.
Sipas tij, këto shtete nuk do ta pranojë Kosovën që të bëhet pjesë e NATO-së derisa nuk e pranojnë atë si shtet me të drejta të barabarta. /Gazeta10/