Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takohet me Sarrazinin: Theksova nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për KiE, NATO e BE

Gazeta10
28 May 2024 - 12:43

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm të Republikës Federale të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Në takim është biseduar për zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend dhe rajon.

“Osmani theksoi përkushtimin e Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen e Gjermanisë.

Ajo, në veçanti theksoi mbështetjen e plotë për Procesin e Berlinit dhe marrëveshjet e dalura nga ky proces.

Në të njëjtën kohë, Presidentja Osmani shtroi nevojën për vazhdimin e mbështetjes gjermane për forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës si dhe përmbushjen e aspiratave për anëtarësim në Këshillin e Evropës, NATO, BE dhe organizata të tjera ndërkombëtare.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.