
Në Kosovë sot pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira, ndërsa vende-vende mund të ketë reshje të dobëta shiu.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius.
Temperaturat maksimale gjatë ditës pritet të arrijnë nga 22 deri në 26 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga drejtimi i veriperëndimit, me shpejtësi nga 1 deri në 4 metra për sekondë.