Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘NATA 5’: Qytetarë të shumtë mblidhen në Prishtinë në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së

Gazeta10
20 September 2026 - 20:47

Sonte është nata e pestë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Edhe sonte qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh.

Këngëtari i njohur Ledri Vula dhe veterani Bekim Shyti do t’i drejtohen sonte masës në protestën “Jo në emrin tim”, e cila mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Paraqitja e tyre vjen në vazhdën e artistëve dhe figurave publike që ditët e fundit janë bërë pjesë e protestave dhe aktiviteteve në mbështetje të çlirimtarëve.

Sipas skenarit të protestës, Ledri Vula do të ketë një fjalim para qytetarëve, ndërsa Bekim Shyti do të paraqitet në program edhe me “Betimin e ushtarit”, si dhe me një fjalim të veçantë.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, po ashtu do t’i drejtohet masës gjatë mbrëmjes. Në program janë paraparë edhe Vlora Jashari nxënësi dhe Erdi Mirena.

Pamjet e mëposhtme nga protesta i sjell Kanal 10:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.