Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Osmani takohet me djalin e Trumpit, flet për investimet dhe partneritetet për Kosovën

Gazeta10
20 September 2026 - 22:11

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Donald Trump Jr., djalin e madh të presidentit amerikan Donald Trump, në kuadër të hapjes së “Qatar Economic Forum, Powered by Bloomberg”.

Takimi u zhvillua gjatë vizitës së Osmanit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me ftesë të kryeministrit të Shtetit të Katarit dhe Bloomberg.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani tha se pjesëmarrja në organizime të tilla paraqet mundësi për forcimin e partneriteteve ndërkombëtare, sigurimin e përkrahjes për Kosovën dhe krijimin e mundësive të reja për investime dhe zhvillim.

“Kosova duhet gjithnjë të jetë aty ku diskutohen dhe ndërtohen mundësitë e së ardhmes”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.