Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Protesta në Prishtinë/ Qeverisë i kërkohet të fuqizohet mbështetja financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së

Gazeta10
20 September 2026 - 23:48

Sonte u zhvillua nata e pestë e protestës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të rrisë mbështetjen financiare për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së në proceset gjyqësore në Hagë.

“Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që të fuqizojë mbështetjen financiare për mbrojtjen e krerëve të UÇK-së”, ka deklaruar mes tjerash Haziri para protestuesve.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.