
Deputetja nga rradhët e AAK-së, Time Kadrijaj gjatë ditës së sotme i është bashkuar aksionit për dhurimin e gjakut në fshatin Carrabreg, raporton Gazeta10.
Ky aksion ka ardhur si shkak i nderimit të dëshmorëve të disa fshatrave të Dukagjinit, Lloqanit, Carrabregut të Epërm dhe të ulët.
Motoja e këtij aksioni ka qenë “Carrabreg dhurohet gjak”.
Së bashku me deputeten shihen edhe shumë qytetarë të tjerë të cilët kanë shpreh gatishmëri për të dhuruar gjak.
Më poshtë mund të ndiqni videon./Gazeta10