
Ish-kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka komentuar përfshirjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në zgjedhjet e Luginës së Preshevës, të cilat do të mbahen të dielën e 2 qershorit 2024.
Arifi ka drejtuar akuza të rënda ndaj Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje duke theksuar se kandidatët në Preshevë janë të paguar me ‘para’ nga Kurti dhe po i kërcënojnë qytetarët, raporton gazeta10.
Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, Arifi ka thënë se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhje e ka dëmtuar Preshevën.
“Me paratë që ka ndarë qeveria Kurti me para janë duke u joshur qytetarët e Luginsë së Preshevës. Madje jo vetëm duke u joshur, por edhe duke u kërcënuar se nëse nuk me voton mua dhe partinë e Kurtit, atëherë nuk do të dhëmë më para dhe subvencione”, ka thënë Arifi. /Gazeta10/