
Reforma në drejtësi vazhdon të jetë sfidë për institucionet e Kosovës.
Në mars të vitit 2023 janë bërë tri vite qe kur Qeveria aktuale ka lansuar vazhdimin e reformave në sektorin e drejtësisë, por ende ka ngecje në këtë drejtim, raporton gazeta.
Violeta Haxholli nga KDI në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur për vështirësit qe janë krijuar në hartimin e materailit për rerformën në drejtësi,
Ajo ka thënë se Qeveria ka pasur një qëndrim goxha të ngurtë sa i përket materialit që ka sjell për shqyrtim në grupet punuese për reformën për drjetësi.
Sipas saj, ka pasur një neglizhencë nga ana e qeverisë për reformën në drejtësi, raporton gazeta10.
“Ajo që kemi vërejtur tjetër në këtë aspekt është se ka pasur një rol pasiv të deputetëve sidomos të atyre që kanë qenë anëtarë në grupet punese, ku në grupe punese kanë marrë pjesë vetëm deputetë të partisë në pushte. Pra diskutimi është bërë nga pjesëmarrësit nga qeveria dhe pjesëmarrësit e deputetëve të partisë në pushtet. Ndërsa deputetët e opozitës që kanë qenë pjesë e grupit punues nuk kanë marrë pjesë”, ka thënë Haxholli. /Gazeta10/