Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ku qëndron problemi dhe nevojë për të ndërhyrë në ‘Sistemin e Drejtësisë” – flet Bardhyl Hasanpapaj

Gazeta10
29 May 2024 - 22:41

Reforma në drejtësi vazhdon të jetë sfidë për institucionet e Kosovës.

Në mars të vitit 2023 janë bërë tri vite qe kur Qeveria aktuale ka lansuar vazhdimin e reformave në sektorin e drejtësisë, por ende ka ngecje në këtë drejtim, raporton gazeta.

Juristi Bardhyl Hasanpapaj në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur për problemin se ku po çalon sistemi i drejtësisë në Kosovë.

Sipas tij, Këshilli Gjyqësorë dhe Këshilli Prokurorial janë të tërhequra në komunikim me bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë më arsyetimin se po përzihet në punët e tyre, raporton gazeta10.  

“Kam përshtypjen që Këshilli Gjyqësorë dhe Këshilli Prokurorial e portretizojnë Ministrinë e Drejtësisë sikur po ndërhynë goxha shumë në punët e tyre”, ka thënë Hasanpapaj.

Sipas tij, Ministria e Drejtësisë po tenton që reformat në drejtësi t’i bëjë vet, pa ndihmën e shoqërisë civile dhe as akterët kryesorë të sistemit të drejtësisë. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.