
Reforma në drejtësi vazhdon të jetë sfidë për institucionet e Kosovës.
Në mars të vitit 2023 janë bërë tri vite qe kur Qeveria aktuale ka lansuar vazhdimin e reformave në sektorin e drejtësisë, por ende ka ngecje në këtë drejtim, raporton gazeta.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka thënë se kjo ministri për tri vite në mënyrë të shkëlqyer ka arritur që reformën në drejtësi të vë në drejtim të duhur, raporton gazeta10.
Në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10, Qorrolli ka thënë se gjatë qeverisë Kurit ka pasur përparim të madh në sistemin e drejtësisë.
“Përmes drejtësisë janë realizuar disa gjëra të cilat nga shkalla 1 deri në 10-të ne kemi arritur në shkallën 5 të realizimit të tyre dhe shpresojmë që edhe në mandatin tjetër do të mund të përmbushim tërësisht ndonëse kemi pasur barriera”, ka thënë Qorrolli.
Duke folur për procesin e Vettingut, Zv/ministri Qorrolli ka thënë se Vettingu është bërë në të tilla përmasa që krerët sistemit të drejtësisë të verifikohen. /Gazeta10/