
Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur për projektet që po realizohen në komunën e tij.
Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, Idirzi ka treguar në detaje për 7 projektet që pritet të realizohen në këtë komunë.
Ai ka thënë se këto projekte janë milionëshe dhe do t’i dhënë pamje krejt ndryshe komunës së Vushtrrisë, raporton Kanal10.
“Është duke u ndërtuar sheshi i qytetit, tani ka përfunduar pjesa e parkingjeve nëntokësore, është duke u ndërtuar tregu i gjelbër, është duke u ndërtuar një shkollë 9 vjeçare, është duke u zgjeruar dhe ndërtuar rruga Avni Saraçi, rruga Drenica që lidh pjesën e Vushtrrisë me Artakollin. Mandej rruga Lumni Sordulli dhe rruga Bekim Berisha janë këto projekte milionëshe që do t’ia ndryshojnë pamjen Vushtrrisë”, ka thënë Idrizi. /Gazeta10/