
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi ka komentuar audio-incizimet e publikuar të bisedës mes shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila dhe Millan Radoiçiqit, kryeorganizator i sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
Në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’, Kajtazi ka vlerësuar se Mimoza Kusari-Lila duhet të jap dorëheqje.
“Më e pakta që mund të bëj është dorëheqja, për arsye se Milan Radojçiq ka rezultuar të jetë eksponent i cili ka sulmuar drejtpërdrejt integritetin dhe sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta10/