Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kevin De Bruyne i hap derën një kalimi në Lindjen e Mesme

Gazeta10
04 June 2024 - 15:17

Kevin De Bruyne ka deklaruar se është i hapur për një kalim në Arabinë Saudite gjatë merkatos së verës.

Mesfushori belg është në vitin e fundit të kontratës me Manchester City dhe në verë mund t’i japë fund aventurës së tij me kampionët e Anglisë.

32-vjeçari kohëve të fundit ka pasur probleme me disa lëndime, por tash e disa sezone ka qenë lojtar kryesor i skuadrës së drejtuar nga Pep Guardiola.

Vitet e fundit të karrierës, mesfushori belg pritet t’i kalojë jashtë futbollit evropian, ndërsa largimi i tij nga City do të ndodhë tani ose në verën e vitit të ardhshëm.

De Bruyne me fanellën e Cityt përgjatë këtyre nëntë viteve është paraqitur në 382 ndeshje, duke fituar gjashtë herë Premierligën dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Manchester City shpenzoi plot 76 milionë euro për ta transferuar belgun nga Wolfsburgu në vitin 2015.

Përveç skuadrave nga Arabia, për shërbimet e De Bruynes ka interesim edhe nga disa ekipe nga MLS.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.