Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Haradinaj-Kurtit: Trego pse u gjete i mbuluar me batanije në makinën e agjentëve serbë më 2004 në Klinë

Gazeta10
04 June 2024 - 16:44

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka komentuar sekuencën e video-incizimit në të cilën shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila dëgjohet duke biseduar nëpërmjet telefonit me terroristin serb Milan Radoiçiq.

Haradinaj ka shkruar se po bie maska e Albin Kurtit.

“Dil e trego pse kërkove partneritet me Radojqiqin kur e ke ditur se ai ka qenë i ndjekur nga organet e rendit dhe i arratisur nga Kosova që prej nëntorit 2018, e në Listën e Zezë të Amerikës prej dhjetorit 2021?”, ka shkruar Haradinaj.

 “Po ashtu, ende nuk je përgjigjur në një pyetje shumë të vjetër. Pse vite pas lirimit tënd nga burgu, me 17 janar 2004, në Dollc të Klinës, u gjete i mbuluar me batanije, në makinë me agjentë serb Gollub e Boban Donqiq?”, ka thënë kryetari i AAK-së.

Haradinaj ka akuzuar Kurtin se nuk ka pasur asnjëherë patriotizëm.

“Përgjigju Albin. Nuk mund të gënjesh më e as të fshihesh pas patriotizmit që asnjëherë nuk e ke pasur. Po të vjen fundi Albin!”, ka shkruar ai në Facebook. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.