Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Federico Chiesa në radarin e Romës

Gazeta10
05 June 2024 - 13:09

Sulmuesi italian, Federico Chiesa me shumë gjasë në verë do të largohet nga Juventusi, por e ardhmja e tij mund të mbetet në futbollin italian.

Mediat në Itali raportojnë se skuadra e Romës është duke insistuar që ta sjellë atë në kryeqytetin italian.

Chiesa ka kontratë me “Zonjën e Vjetër” deri në qershor të vitit të ardhshëm, dhe Juventusi planifikon që ta shesë atë këtë verë, përpara se ta humbasë me parametra zero sezonin e ardhshëm.

Dyshja legjendare e Romës, Daniele De Rossi dhe Francesco Totti janë duke u munduar që ta bindin Chiesan që t’i bashkohet “Giallorosove”.

Në 33 ndeshje në Serie këtë edicion me Juventusin, sulmuesi italian ka shënuar nëntë gola dhe ka kontribuar me tre asistime.

26-vjeçari iu bashkua Juventusit në vitin 2020 nga Fiorentina, fillimisht si huazim, e më pas skuadra nga Torino pagoi 44 milionë për ta blerë kartonin e tij.

Chiesa është ende i paqartë rreth së ardhmes, teksa pritet të vendosë pas përfundimit të Evropianit.

Përveç Romës, për shërbimet e anësorit italian interesim kanë shprehur edhe Milani dhe Chelsea.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.