Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

“Duam që Cancelo dhe Felix të qëndrojnë”, presidenti siguron: I do edhe Flick

Gazeta10
05 June 2024 - 16:58

Joan Laporta, president i Barcelonës, dha një konferencë për shtypin duke premtuar se do t’i përgjigjej gjithçkaje. Një nga pyetjet lidhej me të ardhmen e João Félix dhe João Cancelo. Laporta konfirmoi:

“Ne duam që ata të vazhdojnë edhe për një sezon tjetër. Deco po punon dhe ne e dimë se Flick beson se ata mund të jenë të rëndësishëm. Ai ka menduar për ta kur ishte te Bayerni. Angazhimi ndaj La Masias është i pakushtëzuar. Flick ka investuar tashmë në formacionin e Bayernit, edhe kur ishte në Gjermani.

Do të takojë Lamine Yamal, Balde, Gavi, Pau Cubarsí, Fermín, Héctor Fort, Araújo, Pedri… Do të punojë me të rinj me një të ardhme të madhe, të përforcuar nga të tjerë si De Jong, Gundogan, Leëandoëski. Ai është shumë i motivuar për të marrë maksimumin nga skuadra”, tha presidenti i “blaugranave”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.