Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Spiunazhi çështje komplekse’ –Bedri Elezi, ekspert i çështjeve të sigurisë

Gazeta10
05 June 2024 - 18:47

Në një aksion të institucioneve të sigurisë së Kosovës ku janë të përfshirë Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), Prokuroria Speciale dhe Policia, janë ndaluar dy persona të nacionalitet shqiptar si të dyshuar për veprën penale-spiunazhë.

Për arrestimin e këtyre dy personave në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, ka folur eksperti i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

Ai ka thënë se spiunazhi është çështje komplekse.

“Është një proces shumë kompleks dhe duhet të sigurohen të gjithë provat. Unë njoh të dy personat e arrestuar dhe nuk kam njohuri që ata kanë mbajtur ndonjë pozitë në institucionet nga ku ata kanë mundur të kenë qasje në dokumente të klafisikuara”, ka thënë Elezi.

Sipas tij, të dy personat kohëve të fundit kanë qenë duke u marrë me biznes. /Gazeta10/

Deklaratën e tij për këtë temë e gjeni me poshtë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.