
Eksperti i sigurisë, Fadil Kajtazi në emisionin ‘Politiko’ në Kanal10 ka folur rreth informatave që mund të kenë bartur dy kosovarët e arrestuar sot nën dyshimin për spiunazh.
Sipas tij, dhënia e informatave mund të jetë dhënë varësisht nga pozicioni që kanë bartur këta dy persona, raporton gazeta10.
“Varët prej pozicionit që kanë pasur ata. Serbët në teren në Kosovë kë dy llojë të spiunëve, spiunët rezident që mbajnë disa spiunë në kontroll dhe spiuni që është individual. Tash këta cilit nivel i takojnë këtë nuk e di nëse kanë qenë spiunë rezident apo spiun individual”, ka thënë Kajtazi.
Spiunët rezidenti sipas tij, mund të jenë nëpër gjykata, nëpër parti politike dhe në institucione.
“Pastaj sipas urdhrit të patronit ata marrin informata për të cilat janë ngarkuar”, ka thënë Kajtazi. /Gazeta10/