
Bashkëshortja e Milan Radoiçiqit, Ema Radoiçiq aktualisht ndodhet në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.
Sipas tij, gruaja e Radoiçiqit po intervistohet me ftesë të Krimeve Ekonomike të Prishtinës.
Kujtojmë që Milan Radoiciq është i dyshuari kryesor për sulmet më 24 shtator në Banjskë. Ndonëse kishte pranuar publikisht organizimin e sulmit, Radoiçiq vazhdon të jetë i lirë pasi është larguar nga Kosova pas sulmit. /Gazeta10/