Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksident në Mrasor të Rahovecit, dy persona të lënduar

Gazeta10
09 June 2024 - 22:05

Një aksident trafiku ka ndodhur mesditën e sotme në Mrasor të Rahovecit.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj,

Ai ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshirë dy automjete, dhe kanë mbetur të lënduar dy persona.

“Rreth orës 15:30 në fshatin Mrasor-Rahovec (rruga Gjakovë-Klinë) ka ndodhur aksident trafiku mes dy automjeteve. Përveç dëmeve materiale dy persona kanë pësuar lëndime trupore të cilët kanë pranuar trajtim mjekësor (sipas të dhënave të pranuara nga personeli mjekësor, bëhet fjalë për lëndime të lehta trupore)”, ka thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.