Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mungon vetëm zyrtarizimi, Lautaro Martinez mbetet zikaltër edhe për 5 vite

Gazeta10
10 June 2024 - 15:15

Lautaro Martinez nuk do të largohet nga Interi. Sulmuesi argjentinas do të vazhdojë qëndrimin e tij në “San Siro” edhe për disa sezone të tjera.

Palët kanë arritur marrëveshjen për rinovimine kontratës, duke zgjidhur kështu mes tyre edhe çështjen financiare. Ka qenë vetë Javiere Zanetti që ka konfirmuar se palët shumë shpejt do të firmosin mes tyre.

Zgjatja e kontratës do të bëhet për 5 vitet e ardhshme dhe në këtë mënyrë Lautaro do të mbajë veshur fanellën e zikaltërve deri në qershor të vitit 2029.

26-vjeçari është pjesë e Interit që nga viti 2018 dhe tani është bërë titullar i padiskutueshëm i ekipit të Simone Inzaghit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.