
Pronari i UBT-së, Edmond Hajrizi, ka folur rreth sukseseve ndër vite të këtij Universiteti.
Sipas tij, ky Universitet po rangohet lartë në mesin e universiteteve kualitative në botë, raporton gazeta10.
Sipas tij, diplomat e lëshuara nga UBT njihen edhe nga vendet tjetra dhe studentët e kanë të garantuar punësimin.
Në emisionin ‘Raporti’ në Kanal10, Hajrizi ka këshilluar të rinjtë që të zgjedhin për ta studiuar vetëm profesionin që e duan.
“Të rinjtë të vendosin për atë profesion qe e dojnë dhe mos të mendojnë për punën dhe rrogën sepsa ato do t’i kenë. Jemi në një fazë kur numri i popullatës në botë po zvogëlohet dhe kërkesa për njerëz dhe kompetenca po rritet, kështu që është një momentum i mirë edhe nëse dëshiron të studiosh histori, edhe nëse dëshiron të studiosh gjuhë ka struktura dhe nevoja”, ka thënë Hajrizi. /Gazeta10/