
Sot janë bërë 25 vjet nga çlirimi i Kosovës nga Serbia.
Për këtë temë është diskutuar në emisionin ‘Politiko me Kushtrim Sadikun’ në Kanal10.
Ish-luftëtari i UÇK-së, Lirak Çelaj thotë se pas fillimit të bombardimeve të NATO-s kishin pritur që kapitullimi i Serbisë të ndodhte më shpejt.
Ai tregon se pak ditë para se të nënshkruhej marrëveshja e kishin kuptuar se Serbia me në fund ishte dorëzuar, raporton gazeta10.
“Prandaj edhe ishte marrë vendimi që të futshim në Prishtinë, pasi kishim drojë dhe informata që gjatë tërheqjes forcat serbe mund të qëllojnë dhe të vrasin civil. Qëllimi ynë ishte i mirë pasi nuk e kishim qëllim qe të sulmojmë, por të qëllojmë për çdo rast”, ka thënë Çelaj.
Ai ka folur edhe për hyrjen e trupave të NATO-s në Kosovë, duke u ndal të hyrja e trupave ruse në Prishtinë.
“Hyrja e rusëve dukej e koordinuar me NATO-n, kishim dyshime që marrëveshja s’ishte e sinqertë”, ka thënë Çelaj. /Gazeta10/
Deklaratën e tij e gjeni me poshtë: